“Festa e Abetares” me karakter mbarëkombëtar nuk është lënë anash pa u shënuar edhe në Luginë të Preshevës.
E kjo festë u shënua në shkollën filllore”Nami Frashëri në Bujanoc.
Në shënimin e kësaj dite nxënësit e klasave të para shprehën aftësitë e tyre të të mësuarit të alfabetit të gjuhës shqipe në programin i cili u çfaqë në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.
Me këtë rast njëra nga mësueset e kësaj vatre arsimore, Feride Salihu shprehi emocionet e kësaj feste në rjetin e saj në facebook.
” Zërat gazmorë, emocionet e fëmijëve e prindërve, krenaria e mësueseve, ishin pjesë e festës që organizohet në emër të DIJES!” ka shkuar mësuese Feride Salihu e cila me këtë rast i’u uroi mbarësi secilit nxënës tutje në rrugën e dijes!.
Ndër të tjera Feride Salihu ka një përvojë të gjatë dhe në botën e medias elektronike dhe asaj të shkruar.
Ndërkaq në urimin e shkollës filllore”Naim Frashëri’ në Bujanoc me rastin e kësaj feste mes tjerash falënderohen dhe prindërit për bashkëpunim.
“Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë.
Duke mësuar shkronjë pas shkronje ,numër pas numri, arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri.Në këtë mënyrë,këta yje hynë në universin e madh të dijes, në botën e madhe të librit dhe të shkencës .
Për këtë Festë ,nxënësit bashkë me mësueset e tyre Labinota Murati, Feride Salihu dheTeuta Ebibi, shfaqen një program të pasur dhe përmbajtësor .
Drejtorija e shkollës përgëzon nxënësit dhe falenderon mësueset për punën dhe angazhimin nga dita e parë .
Urime të gjithë nxënësve Festa e Abetares !
Shkëlqefshi gjithmonë në mësime dhe në jetë!
Urime edhe ju prindër të nderuar dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj ! ” thuhet në urimin e shkollës.











