29 vjeçarja Yllka Imeri nga Tërnoci tashmë Doktore e Shkencave të Gjuhësisë në Universitetin St. Kliment Ohridski në Sofie.
Tërnocasja Imeri mbaroi studimet doktorale në fushën e gjuhësisë në Fonetikë eksperimentale dhe akustike me temë ” SISTEMI VOKAL NË TË FOLMEN E LUGINËS SË PRESHEVËS”.
Luginës së Preshevës ju shtua edhe një doktor i shkencave të gjuhësisë.
Imeri ishte nën udhëheqjen e Prof.dr. Biliana Mihaylova, dhe në mbrojtje kishte: Prof.dr.Rusana Bejleri Prof.dr. Ekaterina Tarpomanova Porf. dr.Valter Memishaj Prof. dr.Adriatik Derjaj Prof. dr. Naser Pajaziti.
Imeri është ligjëruese e rregullt në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, dhe e angazhuar në UPZ dhe UMIB. Imeri gjithashtu mbanë postin si Drejtoreshë për publikime shkencore, në Institutin për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim në Ulqin, Mal i Zi./Lugina Press/









