Home Aktuale Rexhepi: Tendenca për disciplinim të medias sa bajate dhe e rrezikshme për...

Rexhepi: Tendenca për disciplinim të medias sa bajate dhe e rrezikshme për avancimin e demokracisë

768
0
SHARE

Driton Rexhepi, ish kandidat për kryetar komune,  njëherit dhe këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit, ka reaguar pas publikimit të rezultateve për ndarjen e mjeteve për mediat nga ana e pushtetit lokal.

Tendenca për disciplinim të medias përmes kontrollit financiar, është sa bajate dhe e rrezikshme për avancimin e demokracisë edhe në rrethanat tona, ka thënë mes tjerash Rexhepi.

 

Më poshtë postimi i plotë i tij:

 

#Solidarizohem me shqetësimin e përfaqësuesve të mediave

Spektri , RTV Presheva, Jeta Press, FolOnline, Faqja, Lugina Press dhe mediave lokale që prodhojnë lajme, për ndarjen jo të drejtë të fondeve nga ana e vetëqeverisjes lokale të Bujanocit.

Ftoj Komisionin gjegjës, që përmes rishikimit të vendimit, të bëjë ndarjen e fondeve publike për mediat lokale përmes një procesi transparent dhe të drejtë.

Tendenca për disciplinim të medias përmes kontrollit financiar, është sa bajate dhe e rrezikshme për avancimin e demokracisë edhe në rrethanat tona.