Home Aktuale Nasim Rexhepi, zgjidhet kryeshef i administratës komunale në Bujanoc

Nasim Rexhepi, zgjidhet kryeshef i administratës komunale në Bujanoc

1019
0
SHARE

Në seancën e sotit  të   Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit,  është  shqyrtuar lista  e përzgjedhjes në konkursin për zgjedhjen e kryeshefit të Administratës komunale të komunës së Bujanocit.

Në bazë të raportit të  komisionit , Nasim Rexhepi ishte  kandidati i vetëm që ka konkuruar në konkurs dhe i njejti  i plotëson të gjitha kushtet e konkursit.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi u shpreh se Rxhepi është person që  ka përvojë  të gjatë që punon në adminitratën komunale.

Nasim Rexhepi është jurist i diplomuar nga Tërrnoci dhe nfga ditae sodit do  të jetë Kryeshef i Administratës komunale të komunës së Bujanocit në një mandat 5 vjeçar.

Kjo ishte senaca e pestë e Këshillit Komunal të Bujanocit për vitin 2021.