Mensur Hyseni nga fshati Rahovicë i komunës së Preshevës është duke u përgatitur që të bëhet rekorder i librit Genis me synim që t’i bëjë 1000 krahëpërkulje brenda një ore, duke bartur mbi supe një çantë shtesë prej 40 pound(18.15kg).
Prej vitit 1950 kur edhe ekziston Libri Genis, ky rekord nuk është vendosur nga asnjë sportist.
Mensur Hyseni kishte aplikuar në librin e rekordeve Genis në korrik të vitit 2020 në disiplinën e paraleles ose siç njihet në anglisht Dips dhe ishte pranuar të bëhet pjesë e konkurncës në mesin e 100 mijë atletëve më të mirë në botë.

Në vitin 2003 arrinë të bëhet kampion i Maqedonisë në kick boks në disiplinën full kontakt, duke përfaqësuar klubin e kick boksit “Jehona” të udhëhequr nga Shefki Islami.
Edhe përkundër sukseseve, të vetmën mbështje të deritanishme morale dhe materiale në arritjen e rekordit të sipërpërmendur, prof.Mensuri e kishte vetëm nga kompania “Fluidi”.
Mbështetje tjetër nuk kishte, me përjashtim të përkrahjes që e kishte nga bashkëshortja e tij, edhe atë në aspektin profesional, nutricionistik dhe psikologjik.
Me thyerjen e rekordit botëror në forcë, Mensuri ka nderuar të gjithë kombin, mirëpo nga ana shtetërore nuk kishte as edhe një informacion, vetëm pse ndoshta me etni është shqiptar dhe jeton brenda shtetit të Serbisë.
Andaj, ai falenderon të gjitha mediat shqiptare si ato të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilat do ti kishin dhënë një sensibilizim të gjithë opinionit duke dëshmuar se edhe shqiptarët munden të jenë pjesë e rekordeve botërore.
Prof. Mensuri po e përfaqëson kombin shqiptar, kështu që na takon të gjithëve ta mbështesim këtë sportist elitar me përmasa botërore.
Përveç mediave, prof. Mensuri ka nevojë edhe për përkrahjen e sponzorëve, ngase çdo sukses i tij është edhe e arritur dhe vlerë e jona.