Home Aktuale Urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit

1075
0
SHARE

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore.
Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia pranoj atë.
Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër nevojë.
Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhenjëherë Me fat Kurban Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju !
Me rrespekt,

Dr.Nagip Arifi-kryetar i Partisë Demokratike.