Në oborrin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc sot janë mbjellur fidane të pemëve dekoruese
Me iniciativën e Naser Zairit, drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc, gjatë ditës së sotme janë mbjellur pemë dekoruese për ti dhënë një pamje ndryshe hapsësirës së ktij institucioni arsimorë.
E pemët dekoruese janë donacion i Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërrnocit(LMT) me seli në Zvicër.Drejtori Naser Zairi falënderoi mërgimtarër Tërrnovcas të ciltw në çdo kohë po mendojnë dhe ndihmojnë vendlindjen e tyre Tërrnovcin.
Me rastin e mbejlljes së fidaneve pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi i LMT-së Sami Murati i cili tha se çdo herë do të jemi afër vendlindjes për ti mdihmuar me aq sa kemi mundësi .
Ky nuk është aktiviteti i vetëm sa i përket mbjelljes së fidaneve nga ana e LMT-së, ata kanë ndihmuar edhe më parë shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc./Lugina Press/








