Home Aktuale Në sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc mbjellen pemë dekorative(foto/video)

Në sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc mbjellen pemë dekorative(foto/video)

2379
0
SHARE

Në oborrin e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc sot janë mbjellur fidane të pemëve dekoruese

Me iniciativën e Naser Zairit, drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc, gjatë ditës së sotme janë mbjellur pemë dekoruese për ti dhënë një pamje ndryshe hapsësirës së ktij institucioni arsimorë.

E pemët dekoruese janë donacion i Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërrnocit(LMT) me  seli në Zvicër.Drejtori Naser Zairi falënderoi mërgimtarër  Tërrnovcas të ciltw në çdo kohë po mendojnë dhe ndihmojnë vendlindjen e tyre Tërrnovcin.

Me rastin e mbejlljes së fidaneve pjesëmarrës ishte dhe përfaqësuesi  i  LMT-së Sami Murati  i cili tha se çdo herë do të jemi afër vendlindjes për ti mdihmuar me aq sa kemi mundësi .

Ky nuk është aktiviteti i vetëm  sa i përket mbjelljes së fidaneve nga ana e  LMT-së,  ata kanë ndihmuar edhe më parë  shkollën  fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc./Lugina Press/