Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është realizuar sot një program kulturo artistik të përgaditur nga nxënësit e Shkollave të mesme të komunës së Bujanocit.
Programi është realizuar në kuadër të projektit”Aktivizmi rinor si mjet për parandalimin e konflikteve” të cilën po e realizon organizata jo qeveritare “Qendra e Resurseve Njerzore” në Bujanoc(CRC) në të cilin projekt po marrin pjesë e nxënës të shkollës së Mesme “Sezai Surroi’ në Bujanoc dhe asaj “Sevti Sava”.
Qëllim i këtij projekti është vendosja e një mekanizmi të qëndrueshëm për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin në mes një grupi multietnik të mësimdhënësve dhe nxënësve të shkollave të mesme në këtë rajon dhe strukturave nacionale ekgzistuse të kësaj ane.
Aktivitetet
Vlerat e shoqërisë multietnike ,toleranca dhe bashkëpunimi mes bashkësive etnike të cilat jetojnë në Bujanoc u promovuan përmes aktiviteteve të përbashkëta të të rinjëve të cilat synojn zhvillimin e bashkësisë lokale.
Pjesmarrësit
Pjesmarrës në këtë projekt kanë qenë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme në Bujanoc, “Sezai Surroi” me mësim në gjuhën shqipe dhe asaj serbe “Sveti Sava”ndërsa proejktin e ka reazlizuar Qëedra e Resurseve Njezore në Bujanoc ndërkaq është financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd./Lugina Press/









