Nagip Tashi nga Tërnoci i Bujanocit, artisti që ka dimenzion më gjithpërfshirës në art, do të marrë pjesë në ekspozitën kolektive në Ferizaj ku ndahet edhe çmimi “Gursel Sylejmani” e organizuar me rastin e 17 shkurtit, Pavarësisë së Kosovës.
Në ekspozitën tashmë tradicionale, për veprën më të mirë artistike do të ndahet çmimi “Gursel Sylejmani” 2020.
E në këtë eksopozitë do të marrë pjesë edhe Nagip Tashi nga Tërrnoci i Bujanocit, artisti që ka dimenzion më gjithpërfshirës në art me portretin e Adem Demaçit.
Tashi në këtë ekpozitë po merrë pjesë përmes konkursit të shpallur nga Galeria e Arteve në Ferizaj, juria e të cilit konkurs e ka vlerësuar artin pamor të Nagip Tashit për të prezentuar në ekspozitën e organizuar me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita do të hapet me 17 shkurt 2020{e hënë) në ora 18:00 në Galerinë e Arteve në Ferizaj./Lugina Press/








