Home Aktuale Humaniteti ndaj arsimit shqip në Bujanoc i Salih Salihut nga Tërnoci

Humaniteti ndaj arsimit shqip në Bujanoc i Salih Salihut nga Tërnoci

2051
0
SHARE

        Se dashuria për arsimimin e brezave të rinjë të popullit shqiptar, ekzistonte edhe në mesin e njerëzve të thjesht të popullit në çdo kohë,  e dëshmon edhe gjesti  i jashtëzakonshëm humanitar  i  të ndjerit Haxhi Sali Salihut nga Tërnoci,   që bëri për funksionimin e shkollës shqipe në Bujanoc.

   Këtë gjest të jashtëzakonshëm  që bëri haxhi Sali Haqif Salihu,  ishte në vitin shkollorë 1968/69 atëher kur ishte në rrezik mbyllja e gjimnazit përshkak të mos përkrahjes ekonomike e politike të qeverisjes  të asaj kohe në Bujanoc  ndaj popullit shqiptar të kësaj treve.

Sipas deklaratës  së Shaban Xheladinit , në vitin shkollorë 1968/69 në shkollën  fillore në Tërnoc, Muhoc e Zarbincë kishin mbetur 68 nxënës, shumica prej tyre ishin regjistruar  në Gjimnazin e Tërnocit, por kishte nxënës që kishin ardhur nga Kumanova dhe Kamenica.

Në mungesë të kuadrit arsimorë, Shaban Xheladini  i cili njëherit ishte dhe si koordnator, kishe sjellur profesor nga Presheva dhe Gjilani, të cilët po i barte me veturën e tij mësuesi , Ilmi Suljemani nga Tërnoci, i njohur si mësesi Hela vetëm e vetëm të ekzistonte kjo vatër arismore.

Ndërkaq përshkak të mos përkrahjes,  politke dhe ekonomike nga sturkturat e Bujanocit  e që në atë kohë udhëhiqeshin nga  serbët  pas një kohe të funksionimit të gjimnazit të Tërnocit kishe ardhur në pragë të  mbylljes, me që profesorët  që po udhëtonin nga Presheva  dhe Gjilani për disa muaj rresht nuk kishin marrë paga mujore e as ato të udhëtimit.

Haxhi Sali Salihu i Salijonuzve, lagja e strukarëve, nga fshati Tërnoc  një tregëtar dhe një fshatar bujarë me zemër të madhe, me të dëgjuar problemin që kishte shkolla, ishte takuar me Shaban Xheladinin dhe ia kishte dhënë 3 milion dinar të asaj kohe  për të ia dhënë rrogat profesorëve për tërë periudhën që nuk kishin marrë rrogë duke thënë se:Këto para po ia jap vetëm të mos ndërprehet puna e gjimnazit,sepse kjo shkollë është ardhëmëria e shqiptarëve të Bujanocit, ndërsa profesorët, nëse  mundem ndonjëher me mi kthy, mirë, nëse jo, ja bëjë hallall dhe nuk më kanë borxh.

Ndërkohë Shaban Xheladini së bashku me sekretarin e shkollës në Tërnoc(Sabedin Halili)i kishte ftuar  të gjithë profesorët për të ia dhënë pagat mujore , e  profesorët më të kuptuar  se një fshatar  me zemër e me shpirt e kishte bërë këtë vepër bujare,  nuk kishin pranuar pagat  nga parat e ofruara, me çrast ky gjest  i nxiti të punojnë   paga , vetëm e vetëm  që të mos mbyllet kjo vatër  e dijes  dhe e kulturës për shqiptarët e kësaj treve  që ishin te etur për dituri.

Ishte ky gjesti human i haxhi Sali Salihut nga Tërnoci, tashmë i ndjerë, që i dha kurajo profesorëve të asaj kohe që të veprojnë për rujtjen e kësaj vatre arsimore e që edhe sot egizton me emrin “Sezai Surroi”, shkollë kjo e vetmja me msiim në gjuhën shqipe në Bujanoc.Kjo shkollë   nga Tërnoci  u transferua në Bujanoc në vitin 1974.

Ndërkohë shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me rastin e 50 vjetorit të themelimit nderoi me mirënjohje Sali Haqif Saliun për gjestin e jashtëzakonshëm  në ndihmë materiale për funkionimin e shkollës.

Haxhi Sali Sali u lind   më 08.06.1933,  ndërkaq pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më 5 dhjetor 2018./Lugina Pres/