Se dashuria për arsimimin e brezave të rinjë të popullit shqiptar, ekzistonte edhe në mesin e njerëzve të thjesht të popullit në çdo kohë, e dëshmon edhe gjesti i jashtëzakonshëm humanitar i të ndjerit Haxhi Sali Salihut nga Tërnoci, që bëri për funksionimin e shkollës shqipe në Bujanoc.
Këtë gjest të jashtëzakonshëm që bëri haxhi Sali Haqif Salihu, ishte në vitin shkollorë 1968/69 atëher kur ishte në rrezik mbyllja e gjimnazit përshkak të mos përkrahjes ekonomike e politike të qeverisjes të asaj kohe në Bujanoc ndaj popullit shqiptar të kësaj treve.
Sipas deklaratës së Shaban Xheladinit , në vitin shkollorë 1968/69 në shkollën fillore në Tërnoc, Muhoc e Zarbincë kishin mbetur 68 nxënës, shumica prej tyre ishin regjistruar në Gjimnazin e Tërnocit, por kishte nxënës që kishin ardhur nga Kumanova dhe Kamenica.
Në mungesë të kuadrit arsimorë, Shaban Xheladini i cili njëherit ishte dhe si koordnator, kishe sjellur profesor nga Presheva dhe Gjilani, të cilët po i barte me veturën e tij mësuesi , Ilmi Suljemani nga Tërnoci, i njohur si mësesi Hela vetëm e vetëm të ekzistonte kjo vatër arismore.
Ndërkaq përshkak të mos përkrahjes, politke dhe ekonomike nga sturkturat e Bujanocit e që në atë kohë udhëhiqeshin nga serbët pas një kohe të funksionimit të gjimnazit të Tërnocit kishe ardhur në pragë të mbylljes, me që profesorët që po udhëtonin nga Presheva dhe Gjilani për disa muaj rresht nuk kishin marrë paga mujore e as ato të udhëtimit.
Haxhi Sali Salihu i Salijonuzve, lagja e strukarëve, nga fshati Tërnoc një tregëtar dhe një fshatar bujarë me zemër të madhe, me të dëgjuar problemin që kishte shkolla, ishte takuar me Shaban Xheladinin dhe ia kishte dhënë 3 milion dinar të asaj kohe për të ia dhënë rrogat profesorëve për tërë periudhën që nuk kishin marrë rrogë duke thënë se:Këto para po ia jap vetëm të mos ndërprehet puna e gjimnazit,sepse kjo shkollë është ardhëmëria e shqiptarëve të Bujanocit, ndërsa profesorët, nëse mundem ndonjëher me mi kthy, mirë, nëse jo, ja bëjë hallall dhe nuk më kanë borxh.
Ndërkohë Shaban Xheladini së bashku me sekretarin e shkollës në Tërnoc(Sabedin Halili)i kishte ftuar të gjithë profesorët për të ia dhënë pagat mujore , e profesorët më të kuptuar se një fshatar me zemër e me shpirt e kishte bërë këtë vepër bujare, nuk kishin pranuar pagat nga parat e ofruara, me çrast ky gjest i nxiti të punojnë paga , vetëm e vetëm që të mos mbyllet kjo vatër e dijes dhe e kulturës për shqiptarët e kësaj treve që ishin te etur për dituri.
Ishte ky gjesti human i haxhi Sali Salihut nga Tërnoci, tashmë i ndjerë, që i dha kurajo profesorëve të asaj kohe që të veprojnë për rujtjen e kësaj vatre arsimore e që edhe sot egizton me emrin “Sezai Surroi”, shkollë kjo e vetmja me msiim në gjuhën shqipe në Bujanoc.Kjo shkollë nga Tërnoci u transferua në Bujanoc në vitin 1974.
Ndërkohë shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc me rastin e 50 vjetorit të themelimit nderoi me mirënjohje Sali Haqif Saliun për gjestin e jashtëzakonshëm në ndihmë materiale për funkionimin e shkollës.
Haxhi Sali Sali u lind më 08.06.1933, ndërkaq pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më 5 dhjetor 2018./Lugina Pres/









