Në mbledhjen e parë të kuvendit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa nga lista e PVD-së Shaip Kamberi , u zgjodh, kryetar i ri i këtij institucioni.
Mustafa u zgjodh kryetar i ri i këtij institucioni me shumicën e votave ku 8 vota ishin pro dhe asnjë kundër e po ashtu pa asnjë abstenim.
Kryetari i sapozgjedhur i KKSH-së deklaroi se puna e këtij organi vetëm se ka filluar ku me një letër sot i është drejtuar qeverisë së republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipëris e cila sot ka mbajtur mbledhjen e përbashkët që të formohet një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës. Ai gjithashtu ka premtuar përkushtim dhe angazhim maksimal nga ana e tij.
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu u zgjodh e zv kryetari i KKsh-së Enver Mehmeti nga PDSH, e gjithashtu u votua edhe për ekzekutiv ku kryetare u zgjodh Albiona Rexhepi, ndërsa për zv/kryetar, Besim Nasufi,dhe anëtar të ekzekutivit u zgjodhën: Enkel Rexhepi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Remzije Rexhepi.
Po ashtu është bërë edhe verifikimi i mandateve, ku u prezentuan 15 këshilltarët e kuvendit të KKSH-së.
Vlenë të theksohet se opozita e institucionit të sapo formuar nga radhët e APN-së PD-së dhe LR PDHSH-së kanë lëshuar senacën duke bojkotuar zgjedhjen e organeve të reja.






