Home Aktuale Kryetari Ymeri takohet Shefin e ri të Departamentit për demokratizim të Misionit...

Kryetari Ymeri takohet Shefin e ri të Departamentit për demokratizim të Misionit të OSBE-së në Beograd, John Clayton,

1143
0
SHARE

Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), ShukriYmeri, priti dje në takim Shefin e ri të Departamentit për demokratizim të Misionit të OSBE-së në Beograd, JohnClayton, dhe Këshilltaren për pakicat nacionale në kuadër të këtij Departamenti, ZuzanaPavlikova, të shoqëruar nga shefi I zyrës së OSBE-së në Bujanoc, GiacomoBosisio

 

Gjatë takimit janë biseduar shumë tema, ndër të tjera theksi i është vënë situatës politike dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari Ymeri e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen.

 

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Duke u fokusuar në mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe shkollimin e lartë të shqiptarëve.

 

Vlen të theksohet se palët kanë treguar gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tej në trajtimin e problemeve dhe gjetjen zgjidhjevetë mundshme brenda kuadrit demokratik.

 

 

 

 

 

Me datë 07.08.2018

Shërbimi për informim i KKSH-së