Home Aktuale Krahasimi i Kosovës me Krimenë, i pakuptimtë

Krahasimi i Kosovës me Krimenë, i pakuptimtë

874
0
SHARE
Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar sot se është krejtësisht i pakuptimtë krahasimi i aneksimit të Krimesë nga Rusia me luftën për pavarësinë e Kosovës.
“Kur dëgjoj krahasimin e Krimesë me Kosovën, kjo është një gjë që absolutisht nuk ka kuptim”, u ka thënë Obama gazetarëve në Hagë, një ditë pas mbledhjes së samitit të G7-s që kishte për qëllim ndëshkimin e Rusisë për marrjen e Krimesë, raporton AFP.
Ai beson se ukrainasit kanë zgjidhje dhe po kërkojnë që të kenë raporte edhe me Evropën e Rusinë, si dhe ka theksuar se ShBA-ja nuk do ta pranojë aneksimin e Krimesë.
Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitojë edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite.
Obama në Hagë ka marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore.