Në llogarinë e Komunës së Bujanocit, për shfrytëzimin e hapsirës publike për nevojat e Elektrodistribucionit, janë paguar sot 60 milion dinarë në formë të taksës komunale.
Është hera e parë që shuma prej 500 mijë eurove i paguhet Komunës së Bujanocit në këtë formë për shtyllat në të cilat janë vendosur orat elektrike në territorin e Bujanocit.
Komuna e Bujanocit, në vitin e kaluar, kishte aprovuar në Kuvend taksat për këtë shfrytëzues të hapsirës publike, të cilën opozita aktuale kishte refuzuar ta votojë.
Vlenë të përmendet që 500 mijë eurot e inkasuara e mundësojnë realizimin e Buxhetit për vitin 2017 në masë prej 99.73%.
Kjo përqindje e lartë e realizimit të Buxhetit nuk është shënuar asnjëherë.







