Fitorja e Dritës në kuadër të 1/8 të finales të Kupës së Kosovës 3:1 ndaj Hajvalisë është shumë domethënëse për gjilanasit.
Kështu ka thënë trajneri Sadat Pajaziti, i cili u rikthye te gjilanasit me fitore bindëse ndaj një kundërshtari që vlerësohet të ketë futbollistët më të mirë në vend, transmeton Sovrani.info.
“Me thënë të drejtën, kemi hyrë për fitore. Megjithatë, e kam pritur një ndeshje më të vështirë. Ngadhënjyem dhe jam i lumtur më së shumti për lojtarët. U kam thënë futbollistëve që nëse luajmë si grup, mund t’ia dalim”, deklaroi Pajaziti pas ndeshjes.
“Fitorja është shumë domethënëse. Gëzohem për atë që të fitohet besimi, pasi kemi shumë ndeshje përpara”. Xhevdet Shabani shënoi dy gola dhe një tjetër Qëndrim Sejdiu për të konfirmuar se Drita nuk do të jetë lehtë e kalueshme në pranverë. Kupa është objektiv i Dritës këtë edicion.






