Qendra për Avancimin e të Rinjëve dhe Grave dhe Forumi i Gruas i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc organizojnë tribunë me temë “Dhuna, pasojat e saj dhe mbrojtja ligjore”.
Kjo tribunë organizohet me rastin e fushatës 16 ditëshe të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore dhe shënimit të Ditës ndërkombëtare të dhunës ndaj gruas.
Trubuna është e hapur dhe do të mbahet të hënën me 4 dhjetor 2017, me fillim prej orës 18:00,në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc – salla e vogël.
Panelistë në tribunë janë: përfaqësues nga njësia policore në Bujanoc, përfaqësues nga Prokuroria themelore – njësia në Bujanoc, përfaqësues nga Enti për punë sociale, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, nga Shtëpia e shëndetit dhe një psikologe./Lugina Press/






