Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot në Preshevë me sukses ka realizuar projektin e synetisë falas të cilin po kryejnë mjekët specialist nga Turqia.
Gjatë ditës së sotme në komunën e Preshevës Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka realizuar projektin e synetisë falas të cilin po e financon komuna e Osmangazit nga Bursa e Turqisë.
Luzim Miftari menaxher i këtij projekti ka falënderuar komunën e Osmangazit me në krye kryetarin e Kuvendit Ali Sait Adiloglu .Miftari ka thënë se në këtë projekt janë përfshirë 85 fëmijë 50 nga Presheva kurse 35 nga Bujanoci.
Me këtë rast Miftari po ashtu ka falënderuar edhe komunën e Preshevës, Tetarin, Policinë dhe të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti.
Ndërkohë në ceremoninë e këtij projekti ishte edhe sekretari i BIPBM-së Refik Memeti i cili ka falënderuar donatorët e synetisë.
Memeti ka thënë se ky projekt është mjaftë domethënës për BIPBM-në, projekt ky historik i cili për herë të parë po realizohet në Luginë të Preshevës.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=arlTBql9F1U&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]
Ndërkaq gjatë ditës së nesërme projekti i synetisë falas do të vazhdoj në komunën e Bujanocit./Lugina Press/











