Home Aktuale Klubi i Boksit “Tërrnoci” gjunjëzon kudërshtarët

Klubi i Boksit “Tërrnoci” gjunjëzon kudërshtarët

849
0
SHARE

Në qendrën sportive”Rina” në Bujanoc dje më 22 mars janë mbajtur garat ndër regjionale të boksit nga të gjitha kategoritë.

  Nën organizimin e Klubit të Boksit “Tërrnoci” nga Tërrnoci me trajnerin Ridvan Imerin, dje në qendrën sportive  ”Rina” në Bujanoc është mbajur turneu ndër regjional i boksit “Tërrnoci 2014”.

Në këtë turne kanë marrë pjesë klubet e boksit nga Shqipëri, Sllovenia,Kosova e Serbia.

rida

  Ndërkaq nga rajoni ynë morri pjesë klubi i boksit “Tërnoci” nga Tërnoci me  boksierë të shkëlqyer  të cilët  me  suksesin që treguan  në këtë turne  arritën ti  gjunjëzojnë  kundërshtarët e tyre.

  Arbër Imeri  nga klubi i boksit ‘Tërnoci’   në kategorinë 83 kilogramë në minutën e parë të raundit të pare arriti  të e gjunjëzojë kundërshtarin Vladimir Stojanoviq nga klubi i boksit ‘Tigrovi’ nga Piroti.

  Fitore regjitroi edhe  Flakrim Imeri nga po i njejti klub. Ymeri  arriti   të detyrojë    kundërshtarin  e tij Jovan Putiq nga Piroti  të ngritë peshkirin e bardhë  edhe ate në raundin e dytë.

Boskieri tjetër  që arriti suksese  në turneun ndër regjional  nga klubi i boksit ‘Tërrnoci” ishte Muhamed Zairii i cili  shënoi fitore me pikë kundrejt Vladica Simonoviq  nga klubi ‘Tigrovi’ nga Piroti.

 Pas përfundimit të meçit u ndanë  edhe kupa për boksierët më të dalluar, për  Emiliano Qekini nga Shqipëria, si boksieri më i mirë, Esmer Bilalli poashtu nga Shqipëria si boksieri me teknikën më të mirë, Emanuel Kaçaj nga Shqipëria,  më luftaraku, Flakron imeri nga Tërnoci, boksieri me perspektivë dhe Arbër Imeri po ashtu nga Tërnoci, boksieri më fair play .

Vlenë të përmendet se musafir special në këtë turne ishin  ish boksierët e njohur,   Mehmet Bogujevci dhe Tadija Taçak.

Refer të këtij turenu ishin, referët  ndërkombëtar Latif Demolli nga Prishtina dhe  Tamjan Shele   nga Sllovenia. Turneu në fjalë tashmë është bërë tradicional./LuginaPress/