Home LAJME Një i plagosur gjatë një përleshje në Gërmi

Një i plagosur gjatë një përleshje në Gërmi

743
0
SHARE

Një përleshje fizike në Gërmi ka eskaluar ka rezultuar me një person të plagosur.

Sipas burimeve të Telegrafit, incidenti ka ndodhur në terrenet e sportive në Parkun Gërmia, rreth orës 13:30, kur gjatë përleshjes që ka ndodhur një person është plagosur.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes gjatë incidentit janë dëgjuar edhe të shtëna.

Incidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila thotë se sot rreth orës 13:30 Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një incident në Gërmi.

“Bëhet fjalë për lokacionin e quajtur ‘te koshat’ në Gërmi, në fushën e basketit. Njësitet policore menjëherë kanë dalur ne vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin dhe aty kanë gjetur një mjet (thikë) dhe asgjë tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë .

“Si pasojë e këtij incidenti, një person dyshohet se ka pësuar lëndime, të cilat pritet të konstatohen nga mjekët kompetentë. Policia e Kosovës është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është i njohur për policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/