Home Aktuale Kryetari i LMT-së në Zvicër Luan Aqifi është...

Kryetari i LMT-së në Zvicër Luan Aqifi është takuar me autoritete shtetërore Zvicerane

1199
0
SHARE

  Kryetari i Lidhjes së Mërgimtarëve  të Tërnocit (LMT) në Zvicër,  Luan Aqifi është takuar me disa autoritete shtetërore Zvicerane.

Takimi  është zhvilluar me shefin për Integrim të qytetit Wil dhe Kantonit St. Gallen Felix Baumgartner dhe ekipin e tij.

Me këtë rast  kryetari i  LMT-së  Luan Aqifi   fillimisht e falënderoi  shefin për integrim Baumgartner për kontributin  e tij  ndaj  Tërnocit si për  kabinetin e kimisë, kompjutorët e  etj. Po ashtu e njoftoi edhe për organizimet dhe aktivitetet e mërgimtarve Tërnovcas në Zvicër më çrast dhe i  dhuroi një  mirënjohje  në  emër të LMT-se për kontribut e tij.

Nga ana tjetër  edhe shefi për Integrim e  falënderoi për vizitën e bërë dhe për mirënjohjen ku u shpreh se kamë  rrespekt të  lart për këtë vend sepse edhe vet e kam vizituar dy  her dhe jam shum mirënjohës për mikëpritjen e atij vendi.

Baumgartner në fund u shpreh së Tërnocin do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë edhe në  vazhdim, si dhe prej sot do të kemi edhe kontakte bashkëpunimi me LMT-në për projektet e ardhshme në nivel shtetëror.

Takimi mes kryetarit të LMT-së Luan Aqifi dhe Shefit për Integrim përfundoi duke mbetur që bashkpunimi mes dy institucioneve të filloj sa më shpejt në dobi të Ternocit.

Ndërkaq takimi është zhvilluar me rastin e ditës së themelimit të LMT-së e cila është me 1 qershor./Lugina Press/