Home Aktuale Arsimtarët e gjuhës serbe në Luginë trajnohen për mësimdhënien e gjuhës sërbe...

Arsimtarët e gjuhës serbe në Luginë trajnohen për mësimdhënien e gjuhës sërbe si gjuhë joamtare

1127
0
SHARE

Përfaqësues të Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë qëndruar sot, në  shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ku janë takuar me drejtuesit e këtij inistitucioni shkollorë dhe arsimtarët të cilët ligjërojnë gjuhën sërbe në këtë shkollë.
Ministria e Arsimit, Shkencës në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë po realizon projektin “Zbatimi i rekomandimeve për përmirësimin e mësimdhënies të gjuhës serbe si gjuhë e dytë në shkollat fillore të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.
Projekti në fjalë përfshinë aktivitetet që do të zbatohen gjatë vitit 2014/2015 shkollor. dhe 2015/2016 ku përfshihen trajnime për mësuesit, që japin mësim në gjuhën serbe si gjuhë jo amtare.

20150331_112517

Me këtë rast përfaqësues të Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kanë qëndruar sot në , shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc, ku janë takuar me drejtuesit e këtij inistitucioni shkollorë dhe arsimtarët të cilët ligjërojnë gjuhën sërbe në këtë shkollë.

7  Natasha Boshkoviq, koordinatore e projektit për avancimin e mësimit të gjuhës serbe si si gjuhë jo amtare ka thënë se qëillimi vizitës ka qenë që të bisedohet rreth vazhdimit të realzimit të të të gjitha udhëzimeve të cilët kanë dalur nga studimi i vitit të kalur.

[youtube url=”      https://www.youtube.com/watch?v=t8zxxKxLmaA&feature=youtu.be         ” width=”560″ height=”315″]

“ Sot unë dhe kolegët nga trupi koordinues kemi vizituar shkollën fillore “ Muharrem Kadriu” në Tërnoc, qëllimi i vizitës ka qenë bisedimet rreth vazhdimit të realizimit të të gjitha udhëzimeve të cilët kanë dalur nga studimi i vitit të kaluar që ka të bëjë me aftësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare”, theksoi Boshkoviq.
Sipas saj ky aktivitet duhet të reazlizohet deri në fund të vitit e që ka të bëjë me aftësimin e arsimtarëve të cilët ligjërojnë lëndën e gjuhës sërbe si gjuhë jo amtëre.
“Aktiviteti jonë i cili duhet të realizohet deri në fund të këtij viti, ka të bëjë me trajnimin e arsimitarëve të cilët ligjërojnë lëndën e gjuhës sërbe si gjuhë jo amtare dhe qëlimi i vizitës sonë këtu ka qenë të shohim me përfaqësuesit e shkolllës dhe arsimtarët e gjuhës serbe se a mundet që ky aktivitet të realizohet” ka thënë Natasha Boshkoviq, koordinatore e projektit për avancimin e mësimit të gjuhës serbe si si gjuhë jo amtare.

20150331_115658
Ndërkaq pas takimit me drejtorin e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” Selami Jakupi, ka vazhduar aktiviteti ku janë ndarë në dy grupe, derisa nëjri grup diskutonin me mësimdhënësit e gjuhës serbe, grupi tjetër ka mbajtur orë të gjuhës serbe më një grup nxnënësish për të parë se sa ka kanë arritur ata njohurit në nxënien e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare.

Ky  projekt po realizohet Ministria e Arsimit, Shkencës në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë, ndërkaq ky aktivitet sot është përcjelluar edhe nga përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Bujanoc./Lugina Press/