Kryetari i Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërnocit (LMT) në Zvicër, Luan Aqifi është takuar me disa autoritete shtetërore Zvicerane.
Takimi është zhvilluar me shefin për Integrim të qytetit Wil dhe Kantonit St. Gallen Felix Baumgartner dhe ekipin e tij.
Me këtë rast kryetari i LMT-së Luan Aqifi fillimisht e falënderoi shefin për integrim Baumgartner për kontributin e tij ndaj Tërnocit si për kabinetin e kimisë, kompjutorët e etj. Po ashtu e njoftoi edhe për organizimet dhe aktivitetet e mërgimtarve Tërnovcas në Zvicër më çrast dhe i dhuroi një mirënjohje në emër të LMT-se për kontribut e tij.
Nga ana tjetër edhe shefi për Integrim e falënderoi për vizitën e bërë dhe për mirënjohjen ku u shpreh se kamë rrespekt të lart për këtë vend sepse edhe vet e kam vizituar dy her dhe jam shum mirënjohës për mikëpritjen e atij vendi.
Baumgartner në fund u shpreh së Tërnocin do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë edhe në vazhdim, si dhe prej sot do të kemi edhe kontakte bashkëpunimi me LMT-në për projektet e ardhshme në nivel shtetëror.
Takimi mes kryetarit të LMT-së Luan Aqifi dhe Shefit për Integrim përfundoi duke mbetur që bashkpunimi mes dy institucioneve të filloj sa më shpejt në dobi të Ternocit.
Ndërkaq takimi është zhvilluar me rastin e ditës së themelimit të LMT-së e cila është me 1 qershor./Lugina Press/








