Home Aktuale Kompania “Burimi” nga Samolica ka hapur pa...

Kompania “Burimi” nga Samolica ka hapur pa pagesë bunarin në xhaminë e fshatit Maltërnoc.

2205
0
SHARE

Kompania për hapjen e bunareve “Burimi” nga fshati Samolicë i komunës së Bujanocit ka hapur  pa pagesë bunarin  në xhaminë e cila tashmë është duke u ndërtuar  në fshatin Maltërnoc.

Se ndërmarrjet private kanë qenë dhe janë njerwz të bëmirësisë këtë e ka vërtetuar sot  firma për hapjen e bunareve”Burimi” nga fshati Samolicë e cila pa pagesë ka hapur bunarin në xhëminë e fshatit Maltërnoc. Bunari është hapur 50 metra me  F 140.

Inicativa për hapjen e pusit ishte e mërgimtarit nga Maltërnoci  në Zvicër, Qemal Fejzullahu,  i cili kishe deklaruar që të bëjë këtë gjest nga vet kontributi i tij. Por me të kontaktuar  firmën”Burimi” doli se vet firma  do të  bëjë këtë pa pagesë.

Qemal Fujzullahu  i cili është edhe njëri nga organizatorët e parë në mërgatë për ndërtimin e xhamisë falënderon firmën”Burimi” në krye  me haxhi Rabitin dhe djemt e tij për këtë gjest human duke e lutur All-llahun ti shpërblej më të mira në këtë dhe botën tjetër.

Nga sahabiu i nderuar Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë:

“Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij:…. njëra nga këto është edhe hapja e një pusi apo burimi./Lugina Press/