Home Aktuale Serbia kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Forcat e Armatosura...

Serbia kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit për Forcat e Armatosura të Kosovës

758
0
SHARE

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se është marrë vesh me përfaqësuesen e lartë të BE për Politikë të Jashtme Catherine Ashton se dialogu me Kosovën të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi. Por, kryeministri serb ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke kërkuar që për këtë çështje të mblidhet dhe të debatojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Dacic ka shtuar se nuk është saktësuar data e vazhdimit të bisedimeve porse Qeveria serbe është në kontakt të përditshëm me BE-në, njofton B92.

“Qeveria e Serbisë ka kërkuar mundësinë për mbledhje urgjente të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe formimin e , siç e ka quajtur ai, njëfarë të ashtuquajture ushtri Kosove”, ka thënë Dacic, transmeton Koha.net.

“Me përfaqësuesi të BE jemi në bisedime të vazhdueshme që të gjendet zgjidhja për serbët e paraburgosur në Kosovë pasi kjo, sipas tij, janë shkelur të gjithë kufijtë e pavarësisë së sistemit gjyqësor”, ka thënë Dacic.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë që këtë “të amnistohet ndokush nga përgjegjësia”.

“Ne kërkojmë që ata të mbrohen në liri dhe japim garanci se ata do të dalin para organeve gjyqësore”, ka thënë Dacic.

Kryeministri serb ka shtuar se “ky raport ndaj serbëve është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore si dhe destabilizim i situatës politike në Kosovë, pengim të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Takimi i ardhshëm me BE-në do të jetë thellësisht politik që të shihet nëse të gjithë dëshirojnë që situata të stabilizohet ose nëse dikush vazhdimisht përpiqet që të shkohet një hap përpara e dy prapa”, ka thënë Dacic. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY