Home Aktuale Kamberi e Stankoviq: Në Bujanoc situata e qetë dhe stabile

Kamberi e Stankoviq: Në Bujanoc situata e qetë dhe stabile

969
0
SHARE

 Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur  sot  në kabinetin  e tij  kryetarin e trupit  koordinues Zoran Stankoviq dhe  sekretarin  shtetërorë të  administratës publike dhe qeverisjes lokale  Ivan Boshnjak.

Në takim është biseduar për situatën  politike dhe ate të sigurisë në këtë rajon si dhe për aktivitetet  e ardhëshme që do t’i realizoj komuna e Bujanocit me trupin koordinues.

Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pas takimit deklaroi se  kemi biseduar për projektet e ardhëshme që do t’i realizoj komuna e Bujanocit me shfrytëzimin e mjeteve  nga trupi koordinues  e po ashtu biseduam  për situatën politike dhe të sigurisë e cila u vlerësua stabile dhe e qetë.

  Zoran  Stankoviq   kryetar i Trupit Koordinues    theksoi se   kemi shumë gjëra që i kemi filluar së bashku, dhe që tashmë jemi duke i kontrolluar. Biseduam edhe për funksionimin e paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, ku u dakorduam rreth disa çështjeve të përmirësimin të punës së studentëve dhe përgaditjen e provimin pranues për nxënësit shqiptarë tha mes tjerash Stankoviq.

Stankoviq gjithashtu  komentoi edhe situatën politke dhe të sigurisë duke thënë  se edhe përkundër disa dekleratave tendencioze, më media  situata është e qetë dhe stabile./Lugina Press/