Home Aktuale Komuna e Bujanocit do të vendosë 65 ulëse në sheshin e qytetit

Komuna e Bujanocit do të vendosë 65 ulëse në sheshin e qytetit

1043
0
SHARE

  Komuna e Bujanocit ka filluar realizmin e një projekti të ri në sheshin e qytetit i  cili ka të bëjë me vendosjen e ulseve.

Rahim Salihu  shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave kemi filluar realizimin e projektit për vendosjen e ulseve në mënyrë  që qytetarët të shfrytëzojnë sa më mirë  sheshin e qytetit.

Salihu thot se në bazë të projektligjit  në sheshin e qytetit janë paraparë 65 ulëse ndërkaq vlera e projektit është 331.500 dinar kurse punëkryes është Bici Komerc.

Salihu po ashtu bënë të ditur se ky nuk është  projekti i vetëm në sheshin e qytetit ai thot se kemi filluar procedurën për ndërrimin e pllakave të dëmtuara.

Sipas kontratës së nënshkruar ulset ne sheshin e qytetit  pritet të jenë gatu për 15 ditë por këtu varet edhe nga  kushtet atmosferike.

Ndërkohë Salihu theksoi se plani tjetër  është që në bashkëpunim me një organizatë jo qeveritare  të bëhet edhe regullimi i parkut të qytetit./Lugina Press/