Kryetari i komunës së Gjilanit Lufti Haziri gjatë qëndrimit të tij në Luginë të Preshevës së bashku me shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku kanë vizituar edhe selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc.
Kryetari i i PD-së Nagip Arifi theksoi se ishte një kënaqësi e posaçme që pas 20 viteve kryetari i komunës së Gjilanit vizitoi Bujanocin dhe ne si mik të vjetër biseduam për gjëra të cilat kanë brenga shqiptarët e luginës së Preshevës e njoftuam për situatën politike por edhe ekonomike dhe shpresoj se pasi që kryetari i komunës së Gjilanit është edhe udhëheqës në partinë e tij e cila qeverisë me republikën e Kosovës në të ardhmen të kemi dhe ndihmë konkrete.
Lufti Haziri kryetar i Gjilanit tha se është nderë i veçantë që format e bashkëpunimit me i konkretizu gradualisht dhe Kosova e ka për borxh me qëndru afër kauzës të shqiptarëe në Bujanoc dhe në Preshevë . Natyrisht që është kauzë e cila duhet të përmbyllet me sukses këtë ecje të përbashkët që e kemi për borxh me realizuar ndaj këtyre njerëzve që kanë dhënë kontribut për rritjen dhe çlirimin e Kosovës është shprehur Haziri./Lugina Press/






