Home Aktuale Haziri: Bujanocin e gjeta me ndryshime të mëdha

Haziri: Bujanocin e gjeta me ndryshime të mëdha

1617
0
SHARE

Në kabinetin e kryetarit  të komunës së Bujanocit , Shaip Kamberi  e në shoqërim të deputetit  popullor Fatmir Hasani  është pritur sot zyrtarisht kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në vizitë historike në Luginë të Preshevës pas  20 viteve.

 Pjesë e delegacionit të komunës së Gjilanit përveç kryetarit Haziri ishte edhe udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku, Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri.

Në takim është biseduar për bashkëpunimit e përbashkët  rajonal në mes dy komunave.

Kryetari i  komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pas takimit theksoi se kemi interesa të përbashkëta të bashkëpunimit tonë  rajonal në kuadër të proceseve të integrimeve në bashkimin europian.

Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit tha se jemi  në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit të shkëmbejmë dhe të vahdojmë të ndërtojmë format  tona të bashkëpunimit ndërkomunal  që është në interes të qytetarëve të dy komunave.Kryetari i komunës së Gjilanit  Lutfi Haziri ka vizituar edhe fshatin Nesalcë ku dhe kishtë rënë dëshmorë  gjyshi i tij./Lugina Press/