Rreth 100 mësimdhënës të gjuhës shqipe dhe të historisë të Luginës së Preshevës nesër do të udhëtojnë drejt shqipërisë në një seminar disa ditor, raporton Lugina Press.
Seminari ka për qëllim ngritjen profesionale të mësimdhënësve të luginës së Preshevës ka bërë të ditur kryeshefi për veprimtari shoqërore në Bujanoc, Agim Hasani.
Ky seminar ka ardhur nga rezultati i takimit të fundit që ka patur kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe deputeti Fatmir Hasani me ministreshën e arsimit të shqipërisë Lindita Nikolla ka thënë Hasani.
Brengë e kahmotshmë e të gjithë neve ishte që të ngritet cilësia e arsimit në Luginë të Preshevës ndaj dhe ky seminar shpresojmë që sa do pak të ndikoj tek mësimdhnësit e rajonit tonë është shprehur Hasani.
Ky është seminar i parë i llojit të tillë ku të gjthë shpenzimet e tij do ti mbuloj shteti shqiptarë./Lugina Press/






