Home Aktuale Gazetari Valon Gashi: President Bujar Nishani bëj të fala vendit tim!

Gazetari Valon Gashi: President Bujar Nishani bëj të fala vendit tim!

1796
0
SHARE

Gazetari  nga Bujanoci  i cili për  momentin jeton dhe vepron  në Tiranë ka një porosi për presidentin Nishani i cili më 7 mars do të vizitoj Bujanocin dhe Preshevën.

Valon  Gashi  për momentin studion master  në drejtimin e gazetarisë dhe punon  në televizionin gjigant në shqipëri Top Chanel.

Gashi i çon të fala vendit të tij përmes presidentit NIshani.

 

I dashur president, vendi im nuk është politika e politikanet që janë në të.

Edhe pse vendi im ndoshta nuk është mjaft i zhvilluar apo nuk ka një ekonomi krahasuar me vendet botërore, nuk ka as det, ndoshta nuk ka as shumë vende të mëdha turistike, por prapë se prapë atje është një pjesë e atdheut tonë.

Tërheqje “veshi” politikanëve në Preshevë, që për “pazare” personale harrojnë disa çështje të tjera më të rëndësishme siç janë tekstet shkollore, diskriminimi i shqiptarëve atje, mosnjohja e diplomave, mos zhvillim ekonomik e shumë të tjera.

Bëj të fala vendit tim dhe mos harro porosinë!