Home Aktuale Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë

Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së në Preshevë

1187
0
SHARE

Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur sot në Preshevë zgjedhjet brenda partiake ku kanë zgjedhur kryetarin e degës së Preshevës.

Me 101 delegat vote të PVD-së, gjithsejt votuan 89 delegatë, një votë ishte e pavlefshme ndërsa munguan 12.

Ardita Sinani ka marrë 49 vota, apo 55.06% duke u zgjedhur kryetare e degës së Preshevës, Sabri Mehmeti mori 6 vota apo 6.74% dhe u zgjedh sekretar i degës, ndërsa Xhelal Mehmeti mori 33 vota apo 37.08% duke u zgjedhur si nënkryetar i degës.

Kush është Ardita Sinani?
Ardita Sinani, e lindur 15.11.1980 në Preshevë, shkollën fillore e të mesme i përfundoj në vendlindje, Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Ne fillim 2003-2004 ka shërbyer si profesoreshë në gjimnazin në komunën e Bujanocit, pastaj prej 2004 e deri në revokimin e Kryetari Riza Halimit ka qenë pjesë e kabinetit të tij. Në vitin 2006-07 ka shërbyer arsimit, në gjimnazin “Skënderbeu” si profesoreshe e informatikës deri me tani.