Home Aktuale Xhevdet Dulaj nderohet me çmimin në pikturë në manifestimin...

Xhevdet Dulaj nderohet me çmimin në pikturë në manifestimin “Flaka e Janarit 2017”

1434
0
SHARE

Sabri Shaqiri.  është fitues i çmimit blerës të galerisë  ” Peneli i Flakës” edicioni i 26,    në kuadër   të    manifestimit ” Flaka e Janarit” 2017    që është një nga katër shtyllat kryesore të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit 2017”. Tri çmime të tjera janë ndarë për  Faton   Mazreku, Xhevdet Dulaj dhe Skender Idrizi në pikturë.

16174814_1487558077951483_6734659992720879205_n

“Gjilani nderon !.. Faleminderoj organizatoret dhe jurin profesionale, per vlersimin e punes sime artistike.Ndihem krenar dhe eshte ndere per nje artist qe te marish çmimin per pikture ,ne muajin e shejte “Flaka e Janarit ” .!, është shprehur  në profiin e tij në facebook Xhevdet Dulaj.

Ndryshe, në Gjilan po qëndron e hapur edhe ekspozita e arteve pamore “Peneli i Flakës”, si njëra ndër katër shtyllat themelore të manifestimit “Flaka e Janarit”, ku janë ekspozuar punime të krijuesve të ndryshëm, në pikturë, skulpturë dhe grafikë. Tematikat e punimeve trajtojnë tema të ndryshme me dominim të elementeve të fuqishme kombëtare shqiptare.

15975154_1487555691285055_4897824295853232559_o

Në fjalën e tij hapëse kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pasi ka vënë në spikamë kontributin e artistëve pamor gjatë rrjedhës ndër vite të manifestimit “Flaka e Janarit”, ka inkurajuar ata në këtë përvjetor, dedikuar veprës së heroit Idriz Seferi, në nderim të të cilit këtë vit do të bëhet inaugurimi i shtatores së tij në Gjilan.

“Krijuesit e arteve pamore kanë dëshmuar në kontinuitet se janë bartësit kryesorë, jo vetëm të “Flakës së Janarit” që e bënë Gjilanin kryeqytet kulturor, por edhe manifestimeve tjera kulturore gjatë gjithë këtij viti. Për krijues është lajm dedikimi përvjetorit të Idriz Seferit, shtatorja e të cilit do të vendoset në Gjilan, por pamja sesi do të duket kjo shtatore, do të varet nga krijuesit, ka thënë Haziri, duke inkurajuar krijuesit në përgjithësi, veçmas skulptorët”, tha Haziri.

Pasi ka theksuar përkushtimin e institucioneve komunale në derim të figurave të dëhsmorëve dhe heronjëve në përgjithësi, Haziri ka inkurajuar artistët në përgjithësi, për koordinim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, me qëllim që përmes krijimeve të tyre t’i jepet Gjilanit pamje e merituar, ndërsa ka theksuar se pjesa më e madhe e hapësirave të qytetit do ta mbulohet nga veprat skulpturore.

“Pjesën më të madhe do të marrin skulpturat prandaj ju inkurajoj që të angazhohemi bashkë në mënyrë që këtë vit t’i japim Gjilanit pamjen që meriton, por edhe një pamje artistike sikurse në cdo vend tjetër në Europë, përmes punimeve të ekspozuara në vendet më të frekuentuara, aty ku qytetarët kanë qasje më të theksuar”, shtoi kryetari Haziri../LuginaPress/

16113979_1487554087951882_550621879136702911_n