Home Aktuale Pasioni ndaj violinës i vogëlushit Shaip Ramadani nga Tërnoci(video)

Pasioni ndaj violinës i vogëlushit Shaip Ramadani nga Tërnoci(video)

1554
0
SHARE

Se dashuria ndaj artit, muzikës lindë  së bashku me njeriun  kjo  vërehet edhe   tek vogëlushi nga Tërnoci.

    Shaip Ramadani  vogëlushi  nga Tërnoci, përveç se është i dhënë pas recitimit, ka edhe një pasion ndaj violinës,instrument muzikorë i dashur për çdo artist.Dashuria ndaj  violinës i ka lindur  gjatë përcjelljes së koncerteve të ndryshme në TV.

Shaip Ramadani  është nxënës i klasës së IV-1 pranë shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc. Krahas mësimeve në këtë shkollë, ai vazhdon mësimet në shkollën e muzikës në Bujanoc në violinë.

Violina  për të është një pasion   shpirtëror.Ndërkaq  një mbështetje të   fortë ka edhe  nga prindërit.

Shaipi  është njëri nga talentët e këtij rajoni  që kërkojnë përkrahje në zbulimin e tyre./Lugina Press/ 

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=PFHsxpX38Cs   ” width=”560″ height=”315″]