Shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc sot regjisori europian Valton Jakupi i ka dhuruar një donacion prej 22 kompjutorëve.
Komuna e Wil-it nga Zvicra në bashkëpunim me regjisorin europian Valton Jakupi i kanë dhuruar 22 kompjutor shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnovc .
Një kontribut të madh për donacionin në fjalë e ka dhënë regjisori europian me prejardhje nga Tërnovci i cili jeton në Zvicër Valton Jakupi.
Ndërkaq nga një kompjutor iu dhurua edhe Bashkësisë Lokale të Tërnovcit, SHKA” Jehona” nga Tërnovci, portaleve informative e LuginaPress.com dhe Titulli.com.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, regjisori Valton Jakupi falënderoi kryetaren e komunës së Wil-it Susanne Hartman dhe shefin e zyrës për integrime Felix Baumgartner, të cilët e kanë përkrahur në këtë projket.
Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnovc, Bajram Salihu falënderoi donacionin zviceran por edhe regjisorin Valton Jakupi për dhurimin e kompjutorëve.
Ndëkaq donaconin në fjalë e cilësoi larët edhe krytari i BL-së të Tërnovcit Agim Haliti .Me këtë rast Haliti përgëzoi regjisorin Valton Jakupi për këtë aktivitet por edhe ndihmat tjera që po bënë ndaj fshatit Tërnovc.
“Kjo është një vazhdimësi e bashkpunimit shum të ngusht të Valtonit që kishte me komandant Lleshin në sferën e kulturës ” tha mes tjerash Haliti.
Ndërkohë edhe kryetari i SHKA”Jehona” nga Tërnovci Abdurrahman Murati falënderoi komunën e Wil-it por edhe Valton Jakupin për dhurimin e një kompjutori.
Vizita e ditës së sotme me rastin e dorëzimit të kompjutorëve e regjisorit Valton Jakupi dhe aktorit Naski Abdixhiku ishte një pikë takimi i agjendës së tyre në këtë rajon. Ata gjatë ditës së nesërme do të udhëtojnë për në Kosovë e më pas për në Shqipëri ku do të marrin pjesë në solemnitetin e organizuar në qytetin e Fierit për ndarjen çmimeve në sfera të ndryshme të organizuar nga Fondacioni Harpa ku dhe është nominuar edhe Valton Jakupi./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=sxbV8Mza0Xg&t=2s ” width=”560″ height=”315″]














