Fondacioni Harpa nga Republika e Shqipërisë sonte ka përzgjedhur personalitetet për kulturë letërsi, shkencë etj, raporton Lugina Press.
Në këtë eveniment shtetëror të rëndësishëm dekorata për kulturë dhe kinematografi iu nda regjisorit europian me prejardhje nga Lugina Valton Jakupit, me titull Regjisori më i mirë i Vitit.
Sipas komisionit për përzgjedhjen e personaliteteve thuhet se dekorata e ndarë regjisorit Valton Jakupit është bazuar në veprimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale në europ. Po ashtu edhe në shumë veprimtari të tij ku mbrohet dhe lobohet identiteti dhe kultura shqiptare në europ dhe botë nga regjsiori Valton Jakupi.
Filmat me domethënie globale që dhanë një mesazh të qartë dhënë për kombin shqiptar ishin filmat Wer Bist Du, Le Osldat Perdu, Perandorët etj.
Po ashtu emrin e tij e kemi parë edhe në shumë skenare filmash të prodhuara në europ, por çka është me e rëndësishme , se ky regjisor kontribut të veçant jep edhe në fushën e Integrimit.
Shumë të rinjë i ka trajnuar dhe mësuar në fushën e kinematografisë. Valton Jakupi mban postin President dhe Regjisor i kompanisë filmike International Film Europe Swiss, si dhe është themelues i Teatrit International Theater Antika Swiss.
Cmimi i lartë Regjisori më i mirë i vitit për herë të parë i jipet një personaliteti që nuk është nga Shqipëria, po puna dhe veprimtaria e regjisorit, i ka bërë që ky çmim ti takoi atij.
Po ashtu çmimi e publikut i takoi aktorit nga Lugina Naski Abdixhiku, për kontributin e dhënë në fushën e kulturës dhe artit. Vlenë të theksohet se aktorin Naski Abdixhikun e kemi parë shume edhe në projektet e regjisorit Valton Jakupit, si aktorë, drejtor i fotografisë dhe organizatori projekteve filmike. Dhe Komisioni për vlerësime nga republika e Shqipërisë ia ndau Mirënjohjen e vecant për kontributin e tij në fushën e kulturës dhe artit. Naski Avdixhiku është bashkëpunëtor i ngushtë i regjisorit Valton Jakupi.
Sipas regjisorit europian Valton Jakupit, ky çmim është nderë dhe një motiv i madhë për të vazhduar në punën e kinematografisë me temat për kombin shqiptar, po ashtu, siç shprehet ai, ky çmim nuk është vetëm i imi, por ky çmim i dedikohet të gjithë atyre që më ndihmuan, me përkrahën deri në ditën e sodit si dhe përkrahjen e vazhdueshme të familjes, dhe nga zemra falënderoj shumë të gjithë aktorët, kameramanët, producentët dhe të gjith ata që kontribuan në filma Shqiptar të prodhuar nga ne. Për rininë shqiptare kisha me thënë sa më pak politikë dhe më shumë projekte kulturore dhe sociale.
Prezent ishte edhe aktori Blerim Hasani ku organizatorët e këtij evenimenti e përshendetën për sukseset në rolin e tij tek Perandorët./Lugina Press/













