Doli nga botimi historik “ FRAGMENTE ISLAME ”i autorit preshevar Dr. Isuf Ahmeti.
Libri “FRAGMENTE ISLAME është i ndarë në pesë kapituj dhe ka 450 faqe.
Ndryshe ky është libri i tretë i prof. Dr. Isuf Ahmeti.Librat e tij të më parshëm janë : “QYTETET E KOSOVËS GJATË SHEKUJVE XVI-XVIII” dhe Historia 12.
Isuf Ahmeti u lind më 25.08.1968 në fshatin Bushtran të komunës së Preshevës. Studimet themelore në degën e historisë i përfundoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Jordanisë në Aman, 1987-1992. Në fakultetin filozofik, dega e historisë pran Universitetit të Prishtinës i ndoqi studimet pasuniversitare 1995-1999 dhe më 02.10.1999 mori titullin magjistër në temën: “Kontributi i personaliteteve shkodrane në siri në jetën kulturore arabe”. Studimet e doktoratës 2001-2008 i vazhdoi në këtë fakultet. Ka doktoruar më 07.11.2008, me temën “Qytetet e Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII”.
Isuf Ahmeti punoi si mësimdhënës i lëndës së historisë, në Gjimnazin “Skenderbeu” në Preshevë prej vitit 2001-2003 dhe prej vitit 2003-2008 punoi në Institutin e Historisë në Prishtinë. Aktualisht ligjëron në Universitetin “FAMA” në Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe në universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Isuf Ahmeti merret me historinë e periudhës osmane dhe është pjesmarrës në shumë simpoziume e konferenca shkencore në Kosovë dhe jashtë saj për çështje të historisë dhe historiografisë shqiptare. Deri më tash ka botuar një varg punimesh shkencore dhe publicistike./Lugina Press/








