Së shpejti do të mbahet dekorimi i personaliteteve të shquara në fusha të ndyshme si në kulturë, shkencë, letërsi etj.
Regjisori Europian Valton Jakupi është nominuar në mesin e shumë personaliteteve që të dekorohet me çmimin Harpa 2016 .
Në këtë eveniment është i ftuar edhe aktori i mirënjohur Naski Abdixhiku, ku dihet se është bashkëpunëtor në shumë filma të regjisorit Valton Jakupi. Ky evenimet është organizuar nga Fondacioni Kulturor “Harpa” dhe ka si qëllim të promovojë vlerat, të stimulojë personazhet më të vyera dhe t’i kthejë ata në një shembull frymëzues për të tjerët.
Çmimet Harpa, vijnë në një aktivitet të përvitshëm që Fondacioni “Harpa” organizon prej disa vitesh. Këto çmime janë themeluar si një hapësirë në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, si dhe biznesmenë, institucione e politikanë që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha.
-Çmimi i Madh Harpa
-Njeriu i vitit
-Shkrimtari më i mirë
-Poeti më i mirë
-Aktori/ regjisori i vitit
-Instrumentisti më i mirë
-Grupi më i mirë artistik
-Politikani më i mirë
-Sipërmarrësi i vitit
-Editori i vitit
-Gazetari më i mire
Ndërkohë që portali informativ Lugina Press ka marrë ftesë në përcjelljen e këtij evenimenti me çrast do të njoftoj më gjërësisht lexuesit për ngjarjen në fjalë./Lugina Press/









