Në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc,sot është bërë dorëzimi i kontratave për sipërmarrësit të cilëve iu janë miratuar mjetet për subvensionim në konkursin e Trupit Koordinues.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, dhe përfaqësuesit e 15 subjekteve ekonomike.
Tetë kompani lokale nga Bujanoci kanë fituar këtë subvencionim me vlerë pre 22 milion dinarë për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive të tyre: Minor kom Bilaç, Korniza Bujanoc, Niki com-Bujanoc, Termopan Glass-Bujanoc, Vëllezërit Osmani-Bilaç, Unikat Bujanoc, Labi Comerce-Bujanoc, OD MIS –Sveta Petka”.
Ndërsa për komunën e Preshevës nga Trupi Koordinues janë siguruar 16.743.552,40 dinarë.
“Kompanitë të cilat këtë vit me vendim të komisionit u subvencionuan janë “NURA” shpk, 15 Nëntori pn, Preshevë – 2.950.000 dinarë, “Fluidi”, Zhunicë, Preshevë – 3.000.000, “SHERA” shpk, Raincë, Preshevë – 2.976.372, “Maj Com”, Abdulla Krashnica 17, Preshevë – 3.000.000, “Limani Com”, Raincë, Preshevë – 1.817.180 dhe “Keramika”, Corroticë, Preshevë – 3.000.000 dinarë”,














