Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka paraparë për nesër një takim konsultativ me bujqit dhe blegtorët për përpilimin e buxhetit për vitin 2017.
Me këtë rast Kamberi fton të gjithë ata të cilët mirren me bujqësi, blegtori të marrin pjesë në takimin i cili do të mbahet nesër në ora 12:00, në Sallën e Kuvendit komunal./Lugina Press/







