Home Pasqyra Javore Paqyra javore

Paqyra javore

757
0
SHARE

 Kryministri Rama në Beograd takon edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës

14389768_1272118072808115_1987820917_n

Librat e nxënësve të Luginës, libra nga Oxford-i të përkthyra për Shqipëri?!]

arifi-e1476445193926

Dakordimi i dy kryeministrave Vuçiq dhe Rama për librat në gjuhën shqipe për nxënësi shqiptarë të Luginës së Preshevës, është përcjell me debate se në fakt çfar libra do t’i rezervohen këtyre nxënësve.

Siç ka mësuar Lugina-Lajm, brenda takimit Rama-Vuçiq me përfaqësuesit shqiptar nga komunat Bujanoc dhe Preshevë të mbajtur në Nish, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka pranuar që në shkollat shqipe të importohen tekstet nga Shqipria.

Në fakt, bëhet fjalë për tekste të Oxford-it të përkthyera në gjuhën Shqipe për shkollat e Shqiprisë.

Mirëpo,  Vuçiq nuk ka pranuar të sjelljen librat e lëndëve të historisë, gjeografisë dhe kulturës figurative.

Librat e lejuara nga Shqipria për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, kryesisht janë të shkencave ekzakte, si biologjia, kimia dhe matematika.

 

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n

Kamberi në Beograd: “Kryeministrit Rama i kërkuam që të bisedoj me Vuçiqin për problemet e shumta në Luginë të Preshevës”

shaip

Kryetari i Komunës Bujanovc, Shaip Kamberi, në një intervistë të shkurtër për gazetarin Sonil Frashëri, në Ora News, tha se ishte takuar me kryeministrin Rama dhe kishte biseduar me të për çështjet e problematikat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Shaip Kamberi: “Biseduam me kryeministrin për probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e luginës së Preshevës. I thamë se cilat janë sfidat tona”.
Kamberi deklaroi se i përmendi kryeminsitrit Rama pikat të cilat ai duhet t’i diskutonte gjatë takimit me Vuçiç për bashkëpunimin mes dy vendve.
Shaip Kamberi: “I kërkuam që në takimin që do të ketë me kryeministrin Vuçiç t’i përmendë ato që në kuadër të një bashkëpunimi qëllim-mirë që po tentohet të krijohet mes dy shteteve, të përmendë çështjen e të drejtave të shqiptarëve në luginën e Preshevës. Prekëm problemet e arsimit, zhvillimit ekonomik, pjesërmarrjes së shqiptarëve në institucionet publike”.
Vizita mes kryetarit të Komunës së Bujanovc dhe kryeministrit Rama erdhi pas forumit “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Europën Juglindore” të mbajtur në Beograd./Oranews/-/Lugina-Lajm/

 

 

14389768_1272118072808115_1987820917_n

Riza Halimi: Vizita e kryministrit Rama në Beograd, shumë më produktive për shqiptarët e Luginës, se sa ato më parë

halimi

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Luginë të Preshevës, Riza Halimi, e ka vlerësuar të frytshme vizitën e dytë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi.
Halimi ka deklaruara se kjo vizitë ishte më produktive për shqiptarët e Luginës së Preshevës sesa vizita e parë e tij.

Në intervistën e dhënë gazetës “Epoka e re” kryetari i PVD-së Riza Halimi ka treguar se të dyja palët kanë treguar gatishmëri që nëpërmjet bashkëpunimit praktik t’i zgjidhin problemet. “Përshtypja ime është se vizita e dytë e kryeministrit shqiptar ishte shumë më produktive se vizita e parë, ngaqë vizita e parë ishte më tepër një ngjarje historike që një kryeministër shqiptar për herë të parë e kishte vizituar Preshevën, prej pas Luftës së Dytë Botërore, kur Enver Hoxha e kishte vizituar këtë rajon. Kësaj radhe vlerësoj se kjo vizitë ka më tepër efekte se ajo e para dhe është shumë më praktike”, ka deklaruar Halimi.

Ai ka treguar se gjatë bisedës që kanë pasur me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, në prani të kryeministrit shqiptar, janë pajtuar në parim për disa çështje. “Një nder to është çështja e teksteve shkollore. Modeli i propozuar nga kryeministri Rama, e që ishte i pranueshëm edhe për kryeministrin Vuçiq, që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Oxfordi dhe Cambridge, të cilët i ka Tirana në gjuhën shqipe, do t’i dërgohen Serbisë që t’i përdorin nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai, duke shtuar se shumë shpejt për këtë çështje do të takohen ministrat e arsimit të të dyja shteteve. “Gatishmërinë që e pamë në takim është reale që të ndodhë takimi mes dy ministrave dhe të realizohet në praktikë”, është shprehur Riza Halimi.

Një ujdi tjetër që kanë arritur me kreun e ekzekutivit serb, Halimi ka përmendur edhe atë të mbështetjes nga Qeveria e Serbisë të projekteve që vijnë jashtë shtetit. “Kryeministri Vuçiq kishte gatishmëri që Qeveria serbe ta mbështesë financiarisht çdo donacion apo projekt që vjen jashtë shtetit për Luginën e Preshevës”, ka përfunduar Riza halimi, kryetar i PVD-së.

14389768_1272118072808115_1987820917_n