Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë dhe nënkryetar i Kuvendit të BI të Serbisë, Granit Kamberi, ka uruar festën e Kurban Bajramit
Të dashur besimtarë, vëllezër e motra. Nesër është dita e parë e festës së Kurban Bajramit e cila vjen në prag të therrjes së Kurbanit dhe kryerjes së haxhit. Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë dhe në emrin tim personal të ua urojë festën e Kurban Bajramit. Allahu i Plotfuqishëm në Kur’anin famëlartë na mëson : ” Thuaj namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun “. Vizita e Qabës për hirë të Allahut është detyrim për atë që ka mundësi “. Gëzuar Bajramin!






