Blick Sport i është gëzuar lajmit që Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj nuk mund të luajnë për Kosovën
FIFA tashmë edhe zyrtarisht ka vendosur që futbollistët shqiptar të Zvicrës nuk mund të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.
Blick konfirmon se tashmë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj nuk mund të ndërrojnë Kombëtare.
“Kjo do të thotë, lojtarët që luajtën në Euro 2016 për Zvicrën, (Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Shani Tarashaj) përfundimisht nuk mund të ndërrojnë Kombëtare”, shkruan Blick në njoftimin e vendimit të FIFA-s. /Albeu






