Ka filluar manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” me një orë letrare, e cila është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, për të përkujtuar e 15-të vjetorin e rënies së Ridvan Qazimit, alias Komandant Lleshi.
Manifestimi ka nisur me një orë letrare, transmeton Lugina Press.
Ndërkaq pas dite nga ora 19:00 në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është shfaqur komedia (In-Vizat) nga aktorët e Teatrit Aleksandër Mojsiu nga Kamenica.
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme në ora 13h, nga stadiumi i fshatit do të nis marshimi drejt vendit të rënies së Komandant Lleshit, të quajtur “Gurët e buajve”.
Ndërkaq pas dite nga ora 16:30 në stadiumin e KF ‘Tërnoci” do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes KF “Tërnoci” dhe muusafirëve KF” Bashkimi” nga Koretini.
Manifestimi do të vazhdoj edhe të mërkurën me homazhe tek lapidari i Komandant Lleshit në ora 14:00h, ndërkaq në Ora, 15:00h Manifestimi Qëndrorë Shtëpia e Kulturës Bujanoc.







