Home Aktuale Shqipëri, dy të vrarë brenda pak orëve

Shqipëri, dy të vrarë brenda pak orëve

954
0
SHARE

Në Shqipëri janë regjistruar dy vrasje, njëra që ka ndodhur mbrëmë në Pogradec dhe tjetra në orët e para të mëngjesit sot në Tiranë.

Vrasja në Pogradec ndodhi mbrëmë vonë në fshatin Proptisht, kur 46-vjeçari Shkëlqim Topalli u qëllua me armë në derën e banesës së tij nga një person ende i paidentifikuar.

46-vjeçari është thirrur me emër tjetër nga autori i cili sapo ai ka dalë nga shtëpia e ka qëlluar me breshëri automatiku dhe është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes janë konfliktet e mëparshme të viktimës.

Një vrasje tjetër në rrethana misterioze ka ndodhur në Tiranë orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se si pasojë e një prite të ngritur pranë banesës së tij ka mbetur i vdekur shtetasi Sami Sheta.

50-vjeçari ka qënë duke u kthyer në shtëpinë e tij dhe në kohë është qëlluar me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie,të cilat kanë nisur hetimet.

Blutë e Tiranës sqarojnë se janë duke hetuar në disa pista që kanë të bëjnë me aktivitetin e viktimës. Konflikte të vjetra apo të çastit që mund të ketë patur 50 vjeçari Sheta është pista kryesore të cilët po ndjekin hetuesit.

LEAVE A REPLY