Aleanca PVD-UDSH të cilët kanë marr 12 mandate nga zgjedhjet e 24 prillit ka ftuar për bisedime partitë politike shqiptare për formimin e qeverisjes lokale në Bujanoc.
Jo zyrtarisht mësohet se PVD-UDSH që bartës i listës është Shaip Kamberi i ka barë ftesë kryetarit të Partisë Demokratike, Nagip Arifi për formimin e koalicionit të mundshëm qeverisës.
Ndërkohë po ashtu sipas disa burimeve jo zyrtare mësohet se gjatë ditës së mërkurë Aleanca PVD-UDSH ka zhvilluar një takim edhe me kreun e LPD-së Jonuz Musliu.






