Home Aktuale Përkujtohet 8 vjetori i vdekjes së veprimtarit dhe trajnerit...

Përkujtohet 8 vjetori i vdekjes së veprimtarit dhe trajnerit të KF “Tërnoci” Rexhep Adili(video&foto)

1052
0
SHARE

Në  organizim  të KF”Tërnoci sot është përkujtuar 8 vjetori i vdekjes së sprotistit dhe trajnerit e KF “Tërnoci”, Rexhep Adili.

12993542_1163966623623261_6190372714126115052_n

Në përkujtim morrën pjesë përfaqësues  institucional e politik të shqiptarëve të Bujanocit, përfaqësues të Bashkësise Lokale të Tërnocit dashamir të sportit miq e familjar të të ndjerit

Me këtë rast drejtori i KF “Tërnoci”, Enis Salihu,   potencoi kontributin e Rexhës në zbulimin e talenteve të rinjëj dhe themelimin e shkollës së futbollit.

Të pranishmit i përshëndeti trajneri i KF”Lugina” Nagip Jukupi i cili tha , tha se ndjehen të nderuar me pjesëmarrjen në këtë manifestim kushtuar verimtarit Rexhep Adili.

13007272_1163966666956590_6607572392778896569_n

Ndërkohë manifestimi përkujtimor vazhdoi me vendosjen e kurorave tek varri i Rexhep Adilit nga KF Tërnoci, KF Lugina , BL Tërnoci,pushteti lokal  si dhe familjarët.

12974497_1163966583623265_8550251609669868496_n

Muhamed Adili, në emër të familjes, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.

Manifestimi përkujtimor u përmbyll me zhvillimin e ndeshjes miqësore mes pionierëve të KF Tërnocit dhe KF Lugina që  cila filloi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Rexhës.

123

 Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci,  klub ky i cili  kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja.

Lojtari, trajneri, dhe veprimtari Rexhep Adili ndërroi jetë në vitin 2008, në moshën 46 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy vajza./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=a6q8mIWcVM4  ” width=”560″ height=”315″]