Home OPIONIONE Pse Ankaraja?

Pse Ankaraja?

849
0
SHARE

Mbrëmë Ankaraja u godit nga një sulm terrorist që tronditi jo vetëm Turqinë, por gjithë ato vende që sot luftojnë terrorizmin. Por pyetja kryesore është pse Ankaraja? Pse vetëm shtatëqind metra larg parlamentit turk? Pse përball shtabit te forcave ajrore?

Shkruan: Sead Morina

Gjatë muajit tetor pata theksuar se Rusia është duke u munduar që të hapë një korridor , nëpërmjet të cilit synonte që të destabilizojë Turqinë. Shtrohet pyetja tjetër a do të kishte mundur Rusia që të destabilizoj një vend anëtarë i paktit NATO, që është aleat kryesor i SHBA-së, menjëherë pas Izraelit në Lindjen e Mesme? Të gjitha përgjigjet mund t’i gjejmë një muaj para se Rusia të ftohej nga Siria, saktësisht kur Beshar Esedi kishte humbur shpresat se nuk do të mund të qëndronte në krye të vendit pa ndihmën e aleatit të tij. Atëbotë ai vendosi që të ftojë Rusinë. Ftesa nuk solli ndonjë reagim serioz në arenën ndërkombëtare, pasi që Rusia arsyetohej se do të luftojë ISIS-in. SHBA-të dhe Bashkimi Evropian nuk ishin të interesuara që të hyjnë në një konflikt diplomatik, por ajo që i hyri këtij konflikti ishte Turqia. E vetmja Turqia në mënyrë kategorike kundërshtonte hyrjen e forcave Ruse në Siri. Si përgjigje të kritikave turke Rusia filloi të shkelte rregullat ndërkombëtare të hapësirës ajrore. Turqia më pas ju përgjigj duke ia rrëzuar aeroplanin luftarak, kjo ishte edhe lëvizja që qoi në ndryshimin e marrëdhënieve ruso-turke për 180 shkallë.
Çka ndryshoi pastaj?

Rusia nëpërmjet luftarakeve të veta bombardonte pjesën veriore të Sirisë, kryesisht të banuar me turq. Ndërsa në anën tjetër Turqia e konsideron PJD-në një parti kurde në Siri, si organizatë terroriste. Rusia filloi të përkrahë këtë organizatë, me ndihmën e Rusëve ata janë duke luftuar për të marrë qytetin El Azez që është në kufi me Turqinë. Ndërsa sipas Ankarasë El Azez është vija e kuqe e cila nuk do të tolerohet. Kjo edhe nuk u tolerua nga shteti turk, pasi që ushtria Turke është duke bombarduar caqet e PJD-së, ndërsa si hakmarrje ishte sulmi në Ankara. Sot u publikua emri dhe mbiemri i terroristit që kishte kryer sulmin. Sipas burimeve turke terroristi ishte pjesëtar i PJD-së.
A ka forcë PJD për një akt të tillë?

Vendi i zgjedhur për të kryer aktin terrorist jo vetëm që i kalon parametrat e PJD-së por edhe të çdo organizate terroriste që sot ekzistojnë. Vetëm 700 meta larg parlamentit dhe përballë shtabit të forcave ajrore. Padyshim që PJD është në një marrëdhënie të mirë me Rusinë, siç ishte edhe me DEASH-i. Rusia nëpërmjet akteve terroriste duke i shfrytëzuar kurdit është duke u munduar që të destabilizojë Turqinë dhe për të justifikuar ndërhyrjen e sajë në Siri.

penaime.com