Home Aktuale Ushtria britanike përgatitet në rast konfrontimi NATO- Rusi

Ushtria britanike përgatitet në rast konfrontimi NATO- Rusi

1025
0
SHARE

Ushtria e Britanisë së Madhe në stërvitjet ushtarake “Shamal Storm” do të dërgojë më shumë se 1600 trupa dhe 300 automjete të blinduara në Jordani, në mënyrë që të testojë gatishmërinë luftarake në rast lufte me Rusinë.

“Shamal Storm” duhet të verifikojë nëse personeli ushtarak britanik është në gjendje që 30.000 ushtarët e saj t’i transferojë në zonat e krizës nëpër botë, sidomos në rast se NATO dhe Rusia konfrontohen në lindje të Evropës për Ukrainën, shkruan “Telegraph-i” britanik. Ushtarët, për herë të parë në më shumë se 10 vjet, do të ushtrojnë operacionin në shkallë të gjerë invazioni, transmeton zeri.info

Edhe pse ushtrimi do të zhvillohet në Jordani, e cila kufizohet me Sirinë, qëllimi i tij nuk është përgatitja e trupave britanike për luftë kundër grupit terrorist, Shteti Islamik (ISIS).

“Ky nuk është një ushtrim i operacioneve ushtarake kundër Shtetit Islamik. Ky është një ushtrim me qëllim të bashkimit me Shtetet e Bashkuara në Ukrainë, jo në Siri”, tha një burim në ushtrinë britanike për “Telegraph”. Ushtria britanike dëshiron për të trajnuar trupat e saj për një luftë në shkallë të gjerë. Ky kontroll i gatishmërisë luftarake në jug të Jordanisë do të jetë më i madhi i këtij lloji që nga viti 2001, kur forcat britanike kishin ushtrime të mëdha në Oman.